Lajm i fundit: Tërmet 4,5 ballë në Thiva, u ndje dhe në Athinë

0
44

Një tërmet me madhësi 4,5 ballë të shkallës riter ka tronditur qytetin e Thivës pak më parë.

Sipas informacioneve të para, ishte një dridhje sizmike sipërfaqësore, pasi vlerësimet fillestare tregojnë se thellësia e tërmetit ishte vetëm 2 kilometra nga sipërfaqja e tokës.

Tërmeti që ndodhi pak para orës 13:00 u ndje deri në Atikë  dhe u shënua rreth 11 kilometra në verilindje të qytetit të Thivës. Aktualisht nuk ka njoftime  për dëme apo thirrje nga qytetarët për ndihmë. /jetanews.com/