Nëse kërkon një partner me humor, zgjidh këto shenja të horoskopit

0
115

Nëse kërkon që partneri yt të jetë shakatar dhe t’i pëlqejë humori, duhet që para se të lidhesh, të pyesësh se cilës shenjë i përket.

Çdo shenjë ka ndjesinë e veçantë të humorit që e karakterizon, por yjet thonë se dy prej tyre dallojnë nga shenjat e tjera të zodiakut. Ato janë Peshorja dhe Binjakët.

Peshorja

Të lindurit në shenjën e Peshores do të bëjnë gjithçka që ju të qeshni. Ata janë tipa që fitojnë simpatinë e të gjithëve me humorin e tyre, por edhe besimin njëkohësisht. Duke i parë të qeshur, kuptoni se të përditshmen nuk e marrin edhe shumë seriozisht. Por edhe për çështje serioze, ata shohin gjithmonë anën pozitive të medaljes. E ndërgjegjësuar dhe e ekuilibruar, Peshorja ka dhunti “t’i lexojë” njerëzit dhe t’i përshtatet secilit për t’i kthyer humorin. Si shenjë e ajrit që është, vëzhgon gjithçka dhe është në gjendje që t’i bëjë të gjithë të qeshin pa pushim. Nuk i vjen turp, nuk heziton. Mund të bëhet humoristik, shakatar aq sa të nevojitet që partneri apo partnerja të shpërthejë në të qeshura.

Binjakët

Binjak dhe pa humor nuk ka. Të lindurit në këtë shenjë dallojnë nga shenjat e tjera përsa i përket humorit. Dinë të bëjnë shaka dhe të tërheqin vëmendjen e të gjithëve, madje si rezultat njerëzit kërkojnë të këshillohen me ta.

Flirtojnë me komedinë, u pëlqejnë dialogët “me spec” dhe janë të njohur për humorin dhe aftësinë për t’i bërë njerëzit të qeshin. Nëse jeni në një njohje të re, lërini binjakët ta fillojnë bisedën me disa shaka që do t’ju bëjnë të shkriheni së qeshuri. /jetanews.com/