Ndërsa shqiptarët janë të dytët në Europë në bazë popullsie që kërkojnë azil, kancelaria gjermane Angela Merkel nuk ka dhënë asnjë premtim për çeljen e negociatave me Shqipërinë brenda këtij viti.
Marrë shkak nga kjo deklaratë, presidenti Ilir Meta ka bërë komentin e tij, në SyriTv. Edhe pse e quan përgjigje të zbutur diplomatike përgjigjen e kancelares gjermane, presidenti shqiptar thekson se kushtet që Europa kërkon, nuk janë plotësuar. “Kushtet kanë qenë aty, ne nuk kemi dashur t’i plotësojmë ato”, u shpreh ndër të tjera presidenti Meta. /jetanews.com/