Organizata “Jeta” zgjodhi këtë vit një mënyrë të veçantë për të uruar shqiptarët në mbarë botën GËZUAR FESTAT E NËNTORIT!
Aktivistet tona, nëpërmjet kësaj videoje shprehin urimet dhe mesazhet e tyre sot, në këtë ditë kaq të rëndësishme për kombin shqiptar, ditën e Pavarësisë.
Nuk ka rëndësi se në cilin cep të globit jetojmë. Rëndësi ka që kudo që të ndodhemi, këtë ditë ta kujtojmë me dashuri dhe respekt.
Në emër të organizatës duam të falënderojmë kryetaren e Athinës Anila Shehu, zv. presidenten Panorea Gjoliku, kryetaren e degës Patra Afërdita Selenica, psikologen Sofia Cambiri, mësueset e gjuhës shqipe Lefteri Metkaj dhe Irma Zaka, këngëtaren e talentuar Teuta Pango dhe poeten Vjollca Luzaj për këtë ide kaq të veçantë. Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme. /jetanews.com/