Ata janë heronjtë e vërtetë të kësaj lufte me një armik të padukshëm, Covid-19. Bëhet fjalë për mjekët që luftojnë në krye të detyrës, madje shumë prej tyre janë ndeshur personalisht me këtë virus.
Por sot, mjekët e Spitalit Infektiv në Tiranë, edhe pse në kulmin e punës, nuk kanë harruar festën e Flamurit, duke valëvitur në ballkonin e spitalit flamurin kuqezi.
Fotografitë janë publikuar në profilin e ministres Ogerta Manastirliu në Facebook. /jetanews.com/