Dhurimi i tankeve, Serbia falënderon Rusinë

0
278

Serbia dhe Rusia kanë një bashkëpunim të ngushtë mes tyre në shumë fusha, duke kryesuar ajo ushtarake. Gjatë vizitës të kryer në kazermën ushtarake “Mija Stanimiroviç” presidenti serb Vuçiç ka përfituar nga rasti që të falënderojë Rusinë dhe homologun e tij Vladimir Putin për një numër takesh dhe automjetesh të blinduara që Rusia i ka dhuruar Serbisë.

Jo shumë larg kufirit me Kosovën janë prezantuar 11 tanke T-72MS dhe 10 automjete të blinduara BRDM-2 që Serbia përfitoi si donacion nga Rusia. Presidenti Vuçiç theksoi se qëllimi i këtij dhurimi është që vendi i tij të përforcojë akoma më shumë ushtrinë e tij në mënyrë që të parandalojë çdo agresor të mundshëm.

Përveç zyrtarëve të lartë të kabinetit serb, i pranishëm ka qenë edhe ambasadori rus Bocan Kharcenko, i cili u shpreh se kjo është një faze e re në bashkëpunimin midis dy vendeve dhe Rusia do të kryejë dhurime të tjera, në mënyrë që Serbia të forcojë sovranitetin e saj. /jetanews.com/