Ja 4 shenjat e horoskopit që u pëlqen të bëjnë dhurata

0
133

Dhjetori po afron dhe bashkë me të edhe festat e fundvitit. Siç dihet, dhjetori quhet ndryshe edhe muaji i dhuratave që shumë prej nesh nxitojnë t’i vendosin poshtë pemës së Vitit të Ri. Por… si do t’ju dukej sikur të merrnit dhurata gjatë gjithë vitit? Më poshtë do t’ju listojmë shenjat e horoskopit që kur janë në një marrëdhënie, u pëlqen të bëjnë sa më shumë dhurata dhe surpriza për partnerin apo partneren. Dhe më e bukura është se këto katër shenja për të cilat po shkruajmë më poshtë, nuk i bëjnë me këmbim, por thjesht sepse u pëlqen të ofrojnë.

Demi

Arti, luksi dhe bukuria janë disa nga ato çfarë të lindurit në shenjën e Demit adhurojnë. Ata besojnë se paraja përbën çelësin e duhur për kënaqësinë dhe dhuratat e shtrenjta nuk janë as më pak, as më shumë, por xhesti ideal për romantizmin. Demat dinë mjaft mirë se njerëzit janë konsumatorë ndaj janë profesionistë për të marrë veten e tyre me të mirë, por edhe partnerin e tyre me aq sa munden. Ndaj nëse të pëlqen që herë pas here të përjetosh surpriza të bukura apo të marrësh një dhuratë të shtrenjtë pa ndonjë arsye, thjesht gjej një partner në shenjën e Demit.

Luani

Të gjithë e njohin si shenjë egoiste, por ja që të lindurve në këtë shenjë nuk u pëlqejnë vetëm të marrin dhurata, por edhe të dhurojnë. Luani është shenjë e zjarrit, ndaj i pëlqen e gjithë përgatitja për të gjetur një dhuratë të përshtatshme për njerëzit e tij të dashur. Të lindurit në këtë shenjë e shfaqin dashurinë e tyre kudo që të ndodhen, madje me krenari. Gjithashtu, mburren kur partneri i tyre është mes të mirave falë tyre. Ata duan të bëjnë dhuratën perfekte sepse e dinë që pas kësaj shpërblimi që do të marrin është vlerësimi dhe dashuria.

Peshorja

Për peshoren një gjë është e sigurt: paraja shumë lehtë e blen lumturinë dhe që të jemi realistë, shumë herë kanë të drejtë. Të lindurit në shenjën e Peshores jetojnë për të ofruar, por duke qenë që u pëlqen të kalojnë mirë, do bëjnë gjithçka të mundshme për t’i lumturuar njerëzit përreth. U pëlqen të dashurojnë dhe t’i dashurojnë, ndaj kanë zgjedhur si mënyrën ideale për të shprehur dashurinë, dhuratat perfekte.

Bricjapi

Cilësohen si egocentrikë, dhe me të drejtë. Ata kërkojnë me këmbëngulje shpërblimin për punën e tyre, por nga ana tjetër, duan të fitojnë edhe vlerësimin e të tjerëve, qoftë edhe duke dhënë ndonjë rushfet po të jetë e nevojshme. Zakonisht duan të marrin, por u pëlqen edhe metoda e shkëmbimit dhe kjo vlen edhe për dhuratat. Veç të tjerash, konkurrencë e kanë në gjak, ndaj çështjen “dhuratë” e marrin shumë seriozisht.

/jetanews.com/