Shqipëria mund Kazakistanin, vetëm dy pikë larg vendit të parë

0
58

Skuadra jonë kombëtare ia doli që të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në ndeshjen e Ligës së Kombëtareve kundër Kazakistanit. Ky rezultat ishte shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë që e mbyllën ndeshjen në favor të tyre me shifrat 3-1.

Autorët e golave ishin Cikalleshi, Ismajli dhe Manaj në minutat 16’, 23’ dhe 62’ përkatësisht, si dhe Abiken i Kazakistanit që shënoi një gol shumë të bukur në minutën 24’.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Air Albania” dhe tashmë Shqipëria ngjitet në kuotën e 8 pikëve të grupit 4 të Ligës C. Në vend të parë ndodhet Bjellorusia që fitoi ndaj Lituanisë me rezultatin 2-0.

Tashmë kuqezinjtë të Edi Rejas do të presin po në “Air Albania” Bjellorusinë me të cilën do të ndeshen më 18 nëntor. Vetëm 2 pikë më pak kanë nga Bjellorusia që kryeson grupin 4, ndaj ndeshja e 18 nëntorit është vendimtare për vendin e parë.

/jetanews.com/