Fat mesa duket i ka sjellë Kombëtares shqiptare, gazetarja sportive dhe ish-Miss Albania, Hygerta Sako.
E veshur kuq e zi, ajo ishte e pranishme në stadiumin “Air Albania” dhe një prej fotove të saj e ka postuar në Instagram.
Hygerta na pyet a do fitojmë dhe për fat të mirë, përgjigjja është po. Skuadra jonë kombëtare ia doli që të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në ndeshjen e Ligës së Kombëtareve kundër Kazakistanit. Ky rezultat ishte shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë që e mbyllën ndeshjen në favor të tyre me shifrat 3-1.
Autorët e golave ishin Cikalleshi, Ismajli dhe Manaj në minutat 16’, 23’ dhe 62’ përkatësisht, si dhe Abiken i Kazakistanit që shënoi një gol shumë të bukur në minutën 24’.