“Petulla” me patellxhane

0
106

Përbërësit: 10 patëllxhanë, kripë, 250 gr miell, gjysmë litër birrë, përpika djegëze, 2 thelpinj hudhra, vaj ulliri dhe vaj për të skuqur

Përgatitja:

Fillimisht qërojmë patëllxhanët dhe i presim në kubikë të vegjël. Pastaj i perziejmë me kripë dhe i lëmë në nje kullestër. Ndërkohë, në një enë përgatisim brumin: përziejmë birrën me miellin, hudhrat, vajin e ullirit, paprikën dhe kripën.

Pasi i shplajmë mirë patëllxhanët e prerë në kubikë, i hedhim në brumin e sapo përgatitur. Pastaj masën e krijuar e marrim me lugë dhe e skuqim në një tigan me vaj të nxehtë.

“Petullat” i skuqim mirë, me qëllim që të marrin ngjyrë. Është një recetë e thjeshtë dhe shumë e shijshme. Ju bëftë mirë!

/jetanews.com/