Omeletë me patëllxhanë në furrë

0
179

Përbërësit: 1 patëllxhan i prerë në rrathë, 2 domate të prera në rrathë, 100 gr djathë kaçkavall i grirë, 10 feta bejkon të prera në copa të vogla, 5 vezë të rrahura, 2 lugë të mëdha qumësht, 1 lugë e madhe vaj ulliri, vaj luledielli për të skuqur, kripë dhe piper

Përgatitja:

Lajmë patëllxhanin dhe e presim në rrathë. Pastaj e lëmë në një enë me ujë e kripë për 15 minuta. Në vazhdim, e kullojmë, e thajmë dhe e skuqim në një tigan ku kemi nxehur vaj luledielli më parë. Pastaj skuqim lehtë domatet. Në një tas rrahim vezët dhe shtojmë qumështin, kripën dhe piperin. Lyejmë me vaj një tepsi dhe shtrojmë si fillim patëllxhanët e skuqur, mbi to hedhim djathin e grirë dhe copa bejkon. Pastaj hedhim vezët e rrahura dhe përsipër vendosim domatet. I pjekim në 170 gradë për rreth 15 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë. Shërbehet e ngrohtë. Ju bëftë mirë!

/jetanews.com/