Në ç’moshë kemi besim dhe siguri në vetvete?!

0
143

Të gjithë i kujtojmë me nostalgji vitet e shkollës, duke thënë herë pas here brenda vetes apo edhe në diskutim e sipër se ato vite nuk kthehen më. Edhe pse ka nga ata që shprehen se mund të ndjehesh më mirë me veten tënde sa më shumë që të rritesh, shumica nuk e beson këtë gjë.

Sipas një kërkimi në këtë fushë, mosha më e përshtatshme në të cilën ndjejmë më shumë besim në vetvete është kur bëhemi 60 vjeç.

Revista shkencore “Psychological Bulletin” arriti në këtë rezultat pas një pune kërkimore të mbi 300 studimeve lidhur me ndjesinë e vetëbesimit në njerëz të gjinive, grupmoshave dhe kombësive të ndryshme.

Kështu, ndjesia e vetëbesimit u duk që rritet ndjeshëm kur dikush arrin në moshën 60-vjeçare. Në këtë moshë ishte e qëndrueshme, ndërsa sa më shumë shtoheshin vitet, aq më shumë fillonte të humbiste gradualisht besimi në vetvete.

Pas kësaj pune kërkimore, u arrit në përfundimin se vetëbesimi dhe ndjenja e sigurisë në vetvete rritet me kalimin e viteve, kur njohim sa më shumë veten tonë, cilët jemi dhe çfarë duam. Përkundrazi, vlerësimi i ulët për veten tonë dhe mosbesimi që mund të kemi shfaqet më tepër në mosha më të reja dhe lidhet me mediat sociale dhe krahasimin e vazhdueshëm të vetes sonë me fotografi të përsosura digitale, “të paprekura” nga photoshop.

/jetanews.com/