Barak Obama: Ja si e shpëtova Greqinë

0
91

“Merkel dhe Schauble dukeshin të vendosur që t’i paraqisnin si kusht për t’i ofruar ndihmë Greqisë një shpërbëlim të barasvlefshëm me kundërvajtjen”, përshkruan në libirin e tij “A Promised Land” që do të qarkullojë më 17 nëntor,  ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.

Sipas gazetës greke “Ta Nea”, në kujtimet e tij Barak Obama shprehet ndër të tjera se “ushtruam presion të madh për të arritur që BQE dhe FMN të formojnë një paketë shpëtimi tepër të fuqishme. Për shumë vende anëtare të Bashkimit Europian, grekët ishin vetë fajtorë për problemet e tyre si pasojë e paaftësisë të qeverive të tyre”.

Në librin e tij me 768 faqe ish-presidenti nuk heziton të flasë hapur edhe për përshtypjet që i kishin lënë atij udhëheqësit e vendeve të ndryshme të botës.
Këto janë disa nga shumë detaje të tjera të cilat ende pa dalë në qarkullim libri i ish-presidentit amerikan, kanë ngjallur interes të madh.

“Gjel trupvogël” e quan Obama presidentin rus Vladimir Putin, për të cilin thotë se i kujton njerëzit e ashpër të piacës, të cilët dikur kanë drejtuar organizatat politiko-lokale dhe kontrollonin mekanizmin politik në Çikago. “Nga fiziku ishte mesatar”, shkruan ndër të tjera për Putin.
Duhet theksuar se Barak Obama dhe Vladimir Putin  në vitin 2014 kanë patur raporte të tendosura për shkak të kontrollit të Krimesë nga Rusia, madje Barak Obama ishte ai i cili mori vendimin për largimin e Rusisë nga G8.

/jetanews.com/