Ambasada njofton: Ja si të tërhiqni pasaportat

0
65

Faza e dytë e karantinës e njoftuar nga kryeminstri Qirjako Micotaqi si pasoj e rritjes drastike të numrit të lartë të infektuar me Covid-19 ka sjell shumë ndryshime të mëdha në jetën e përtidshme të qytetarëve.
Nga ana e saj Ambasada e Republikës së Shqipërise në Athinë, pavarësisht këtyre masave ka vendosur që të ofroj disa sherbime të cilat janë shumë të rëndësishme për çdo shtetas shqiptar.
Një nga këto shërbime është dhe aplikimi për pasaportë apo tërheqja e saj.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet: “Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit për aplikimet e kryera deri në datën 16 tetor 2020.
Të gjitha dokumentet biometrikë për të cilat qytetarët kanë përfunduar aplikimin në Ambasadë deri më 9 tetor dhe kanë plotësuar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin e tyre me postë , janë dërguar nga Zyra Konsullore dhe pritet tu dorëzohen në adresën e deklaruar të vendbanimit të tyre, në ditët në vijim.
Për shkak të ngarkesës së madhe të punës së kompanisë që realizon shpërndarjen e dokumenteve biometrikë, situates së krijuar nga pandemia dhe masave kufizuese të marra nga autoritetet helene, mund të krijohen vonesa gjatë procesit të shpërndarjes/dorëzimit.
Tërheqja e dokumenteve biometrikë do të kryhet vetëm nëpërmjet shërbimit postar, për të gjitha kërkesat e administruara në postën tonë elektronike consulate.athens@mfa.gov.al, ku duhet të jenë specifikuar saktësisht të dhënat e kërkuesit dhe adresa e plotë e shtëpisë.

Shkruani në subjekt të e-mailit tuaj “Kërkesë për tërheqjen e pasaportës” dhe në tekst të dhënat e mëposhtëme:

– Emër Mbiemër
– Adresa e saktë e shtëpisë (emri i rrugës, numri, kodi postar, qyteti, rrethi)
– Foto e faturës së aplikimit.
– Numri i telefonit celular.

Theksojmë se nuk nevojitet ridërgimi i kërkesave me e-mail për të gjithë ata qytetarë që pas procedurës së aplikimit pranë Ambasadë kanë depozituar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin me postë të dokumenteve të tyre biometrikë.
Për çdo sqarim të mëtejshëm jeni të lutur të na kontaktoni gjatë orarit zyrtar në numrat tanë fiks të telefonit si dhe nëpërmjet postës sonë elektronike consulate.athens@mfa.gov.al. Për rastet emergjente mbetet në dispozicion numri ynë i emergjencës +30 6941658183 i cili funksionon 24 orë.”